Trump publikon mesazhin privat të Macronit: Nuk e kuptoj se çka po bën me Grenlandën
Presidenti Donald Trump ka publikuar në Truth Social një ‘screenshot’ nga lideri francez Emmanuel Macron, në të cilin ai vë në pikëpyetje qëndrimin e SHBA-së ndaj Grenlandës.
Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron, i Francës”, pamja e publikuar përmban, ndër të tjera, këtë tekst:
Miku im,
Ne jemi plotësisht në një linjë për Sirinë.
Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin.
Nuk e kuptoj se çfarë po bën me Grenlandën.
Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha:
- Mund të organizoj një takim të G7-ës pas Davosit në Paris, të enjten pasdite. Mund të ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në margjina.
- Le të kemi një darkë së bashku në Paris të enjten, përpara se të kthehesh në SHBA.
Emmanuel
