Treni mbyt gjashtë elefantë në Sri-Lankë, del nga binarët
Një tren udhëtarësh doli nga binarët në pjesën qendrore të Sri-Lankës në orët e hershme të së enjtes, pasi goditi një tufë elefantësh afër një rezervuari të botës së egër.
Përderisa asnjë i lënduar nuk u raportua në mesin e pasagjerëve, gjashtë elefantë ngordhën në aksidentin që ndodhi në Habarana, në pjesën lindore të kryeqytetit Kolombo, raporton televizioni BBC.
Policia tha se dy elefantë të lënduar ishin duke u trajtuar, duke theksuar se ky është aksidenti më i rëndë që e përfshin botën e egër që ka ndodhur ndonjëherë në vend.
Nuk është e pazakonshme që trenat të godasin tufa elefantësh në Sri-Lankë, ku viktimat në mesin e njerëzve dhe kafshëve janë në njërin prej niveleve më të larta në botë.
Vitin e kaluar, më shumë se 170 njerëz e gati 500 elefantë e humbën jetën në aksidente të tilla.
Elefantët, habitatet natyrore të të cilëve janë prekur nga shpyllëzimi dhe tkurrja e burimeve, janë vendosur gjithnjë më shumë në vende ku ka aktivitet njerëzor.
Sipas mediave lokale, rreth 20 elefantë mbyten për çdo vit nga trenat në Sri-Lankë.
Disa kanë bërë thirrje që vozitësit e trenave ta ulin shpejtësinë dhe t’i përdorin boritë për t’i paralajmëruar kafshët që ndodhen mbi binarë./Nacionale