Tre të vrarë e 11 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
Tre civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga sulmet e reja ruse në katër rajone të Ukrainës, raportuan autoritetet.
Në rajonin e Kharkivit, një person u vra dhe një tjetër u plagos në Kupiansk, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, duke shtuar se 21 vendbanime në atë rajon ishin goditur, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak, tha se dy persona u vranë në Nikopol dhe tetë të tjerë u plagosën.
Në Donetsk, një person u plagos, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin.
Oleksandr Rokudin, guvernator i rajonit Kherson, tha se një person është plagosur atje.
Ukraina në mënyrë të përsëritur po bën thirrje për më shumë asistencë ushtarake nga aleatët perëndimorë, sidomos në sektorin e mbrojtjes ajrore, për t’iu kundërvënë më me efikasitet sulmeve ruse me dronë e raketa.