Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali - NACIONALE

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona të moshuar vdiqën pas shpërthimit të zjarrit gjatë natës në një spital në qytezën italiane, Tivoli, e cila ndodhet afër Romës, raportuan të shtunën mediat italiane.

Një trup tjetër i pajetë u gjet në morgun e spitalit “San Giovanni Evangelista”, por besohet se viktima kishte vdekur para se të shpërthente zjarri, pak para orës 23 të premten, raportoi agjencia italiane e lajmeve, “Ansa”, përcjell agjencia “Reuters”.

Zjarrfikësit përdorën shkallë të gjata për të evakuuar rreth 200 persona nga spitali, përfshirë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.

Personat e evakuuar u dërguan në spitale të ndryshme në Romë për trajtim të mëtutjeshëm. Mediat italiane raportuan se tre të vdekurit ishin të moshës mes 76 e 86-vjeçare.

Zjarrfikësit thanë se zjarri ishte shuar dhe një hetim është duke i zhvilluar për ta zbuluar shkaktarin.

Lajme të ngjashme