Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri të Marinës Mbretërore në Britani
Tre pjesëtarë të personelit të Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe kanë vdekur nga rrëzimi i një helikopteri gjatë një ushtrimi trajnues në Devon të Anglisë.
Shërbimet emergjente u telefonuan afër Okehamptonit rreth orës 3:45 të mëngjesit, pas rrëzimit të helikoptertit të tipit “Merlin Mk4”, raporton televizioni BBC.
Princesha e Uellsit tha se ajo dhe Uilliami “po i mbajmë në zemrat tona familjet dhe miqtë e tyre”.
Komandanti i Marinës, Gjeneral Gwyn Jenkins, e konfirmoi llojin e helikopterit. Këta helikopterë dihet se e kanë bazën në Somerset.
“E di se kjo do të vijë si shok i madh ndaj të gjithëve në komunitetin tonë detar dhe ngushëllimet e mia më të thella për familjet, miqtë dhe të dashurit që janë prekur nga kjo tragjedi” – tha Jenkinsi.
Kryeministri Sir Keir Starmer tha në rrjetin X se aksidenti fatal është “absolutisht tragjik” dhe se ai po mënon për familjet, miqtë dhe të dashurit e tre anëtarëve të Marinës Mbretërore që fatkeqësisht e humbën jetën.
Merret vesh se edhe Mbreti Charles është i vetëdijshëm për rastin dhe do t’u shkruajë privatisht familjeve të të vdekurve.