Tre policë të vrarë e dy të plagosur rëndë gjatë të shtënave në Pensilvani të ShBA-së - NACIONALE

Tre policë të vrarë e dy të plagosur rëndë gjatë të shtënave në Pensilvani të ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre policë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë të shtënave në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, përderisa po merreshin me një hetim “të lidhur me çështje familjare”, njoftuan autoritetet amerikane.

Komisionari policor shtetëror në Pensilvani, Christopher Pars, tha se sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policia, raporton televizioni BBC.

Incidenti ndodhi pak pas orës 14:00 sipas kohës lokale. Në pamje nga vendi i ngjarjes shihej një polic duke u transportuar me helikopter mjekësor.

Të shtënat detyruan nxënësit e një shkolle lokale që të strehoheshin në vend. Më vonë u tha se shkolla nuk është prekur nga rasti me policët. Zyrtarët thanë se nuk ka rrezik aktiv ndaj publikut.

Autoritetet thanë se policët kishin shkuar në vendin e ngjarjes për një hetim që kishte nisur një ditë më parë. Policia nuk ka bërë publike ndonjë hollësi, sepse hetimi ishte duke vazhduar, tha komisionari Paris.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, shkoi në vendin e ngjarjes të mërkurën pasdite dhe u takua me familjet e policëve të vrarë, raportuan mediat lokale.

Ai më vonë urdhëroi që të gjithë flamujt të uleshin në gjysmështizë në nderim të tre policëve të vrarë.

Drejtori i Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), Kash Patel, tha se agjentët e kësaj agjencie janë në terren duke u ofruar asistencë autoriteteve partnere lokale dhe shtetërore.

Lajme të ngjashme