Trazirat në Capitol Hill, Gjykata e Lartë: Trump gëzon njëfarë imuniteti
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë ish-presidentit Donald Trump "njëfarë imuniteti" në lidhje me sulmin Capitol Hill në janar të 2021-ës, raporton CNN.
Aktakuza pretendon se Trump dhe një bashkëpunëtor "u përpoqën të shfrytëzonin dhunën dhe kaosin në Kapitol duke thirrur ligjvënësit për t'i bindur ata ... të vononin certifikimin" e zgjedhjeve.
Gjithashtu pretendohet se një tjetër bashkëpunëtor e shtyu zëvendëspresidentin e atëhershëm Mike Pence që të "shkelte ligjin" për të vonuar fitoren e Presidentit Joe Biden.
Trump është deklaruar i pafajshëm për të katër pikat dhe ka kërkuar imunitet nga akuzat. Përpjekjet e tij fillestare për të kërkuar imunitet u refuzuan në shkurt, por sot Gjykata e Lartë konstatoi se ai duhet të kishte imunitet nga vendimet e marra në cilësinë profesionale.
Tani do të jetë në dorën e gjykatave më të ulëta të vendosin se cilat veprime konsiderohen si veprime profesionale dhe jo personale.
Ndërsa është e paqartë se si gjykatat më të ulëta do të vendosin se për cilat elemente të aktakuzës Trump mund t'i jepet imunitet.
Ish-presidenti Donald Trump mirëpriti vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial, duke e quajtur atë një fitore të madhe për Kushtetutën dhe demokracinë.
“FITORË E MADHE PËR KUSHTETUTËN DHE DEMOKRACINË TONË. KRENARE QË JEMI AMERIKAN!”, tha Trump në Truth Social.