Tragjedia në Gjermani: Vriten tre persona me thikë, policia ende në kërkim të të dyshuarit - NACIONALE

Tragjedia në Gjermani: Vriten tre persona me thikë, policia ende në kërkim të të dyshuarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në qytetin Solingen të Gjermanisë ndodhi një sulm me thikë. Një person, që vazhdon të jetë në arrati, ka sulmuar disa persona me thikë.

Siç njofton BBC, tre persona janë vrarë, ndërsa tetë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Sulmuesi i dyshuar është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia janë ende në kërkim të personit.

Sipas policisë, motivet për këtë vrasje janë ende të pa qarta.

Sulmi me thikë ka ndodhur gjatë festimeve të përvjetorit të 650 të themelimit të qytetit.

Kryetari i qytetit, Tim Kurzbach tha se personat që ishin në ngjarje kur ndodhi sulmi janë në një gjendje shoku, horror dhe pikëllimit të madh.

Lajme të ngjashme