Tragjedi në Kore të Jugut: Të paktën 153 të vdekur në festimet e Halloween në Seul - çka dihet deri tash? - NACIONALE

Tragjedi në Kore të Jugut: Të paktën 153 të vdekur në festimet e Halloween në Seul - çka dihet deri tash?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ky artikull është përkthyer nga Nacionale dhe është marrë nga The Guardian.

Korea e Jugut është zhytur në zi derisa provon të kuptojë më shumë për vdekjen e të paktën 153 personave që ishin shtypur dhe shkelur për vdekje në një rrugicë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween në Itaewon, një zonë me jetë të natës në Seoul.

Rreth 100 mijë njerëz, shumica në kostume, ishin mbledhur në Itaewon të shtunën në mbrëmje për të parën ndejë të Halloweenit në tri vjet pas masave të pandemisë që e kishin kufizuar një gjë të tillë prej 2019-s.

Janë raportuar skena kaotike të shkaktuara nga numri i madh i njerëzve në rrugë para se të ndodhte shtypja vdekjeprurëse pas orës 10 të mbrëmjes. Shumë prej rrugicave të rrugëve kryesore të kësaj zone janë të ngushta dhe të pjerrëta. Ishte në një prej këtyre rrugëve të pjerrëta - që ndodhej afër Hotel Hamilton dhe e cila ishte pak më shumës e katër metra e gjerë - në të cilën u vranë dhe u plagosën shumë njerëz.

Presidenti Yoon Suk-yeol shpalli gjendjen e zisë zyrtare kombëtare gjatë një adresimi live për tragjedinë.

“Si president, që është përgjegjës për jetën dhe sigurinë e njerëzve, kam zemër të rënduar dhe po e kam të zorshme të përballojë dhimbjen,” – tha Yoon.

Ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi një numër prej 20 deri në 82 të lënduarish raportohet të jenë në gjendje serioze në spitalet rreth kryeqytetit koreanojugor.

Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë turma që vinin nga drejtime të ndryshme ndërsa videot e postuara online tregonin njerëz që provonin të shtynin të tjerët me krahët e tyre.

Disa media lokale kanë raportuar se shtypja e njerëzve nisi kur një numër i madh njerëzish u ngut të shkonte në një kafeteri pasi kishte dëgjuar se një figurë publike ishte parë aty.

Itaewon njihet si një distrikt ndërkombëtar në Seul dhe aty pranë është një bazë ushtarake amerikane gjithashtu. Nëntëmbëdhjetë jo-koreanë raportohet se ndodhet mes të vdekurve, përfshirë njerëz nga Kina, Irani, Norvegjia dhe Uzbekistani.

Shumica e viktimave ishin tinejxherë ose në të njëzetat. 97 prej viktimave të identifikuara ishin vajza, ndërsa 54 ishin djem, sipas Choi Seong-beom, kreu i departmentit lokal të zjarrfikësve.

Presidenti i vendit në fjalimin televiziv paralajmëroj një hetim të shkaqeve të aksidentit dhe premtoi “përmirësime fondamentale në atë mënyrë që aksidente të ngjashme të mos ndodhnin më në të ardhmen.”

Lajme të ngjashme