Tragjedi afër Ishullit Lampedusa të Italisë, raportohet për 41 emigrantë të vdekur - NACIONALE

Tragjedi afër Ishullit Lampedusa të Italisë, raportohet për 41 emigrantë të vdekur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dyzet e një emigrant kanë vdekur nga përmbytja e një anije afër ishullit Italian, Lampedusa, u kanë thënë mediave lokale të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

Lajmi është raportuar para pak minutash nga televizioni BBC dhe nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Agjencia ANSA raportoi se barka e kishte nisur lundrimin nga qyteti Sfax i Tunizisë drejt Ngushticës së Sicilisë.

Raportohet se katër persona, tre burra e një grua, janë shpëtuar nga anija “Rimona”, me të cilën janë dërguar në barkën patrulluese të Rojës Bregdetare.

Katër të mbijetuarit, me prejardhje nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, kanë arritur në Lampedusa.

Të mbijetuarit i thanë Rojës Bregdetare se 45 emigrantë ishin nisur nga Sfaxi, përfshirë tre fëmijë, në orën 10 të enjten.

Pas gjashtë orëve lundrim, barka 7-metërshe u përmbyt nga një valë e madhe. Sipas të mbijetuarve, të gjithë emigrantët përfunduan në det.

Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve, 41 persona kanë vdekur, përfshirë tre fëmijë.

As anija “Rimona”, as barkat patrulluese të Rojës Bregdetare nuk kanë gjetur ndonjë trup. Katër të mbijetuarit u shpëtuan të martën, disa ditë pas përmbytjes dhe në largësi nga vendi ku ka ndodhur tragjedia.

Lajme të ngjashme