"Tradhtari ukrainas" - Udhëheq anijen ruse dhe bombardon atdheun e tij
Ky marinar ukrainas komandon një anije ruse që bombardon atdheun e tij.
Grigory Breyev ka shërbyer më parë në marinën ukrainase, ai ndërroi anë kur Rusia pushtoi krimin në vitin 2014, ai tani komandon admiralin Makarov, një fregatë ruse.
Ajo ka gjuajtur raketa në objektiva në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë ka biseduar me dy ish-mësueset e tij, ku ato tashmë ndihen shumë të turpëruara me veprimin e tij:
"Si e panë të gjithë atëherë dhe si e shohin tani? Të gjithë turpërohen që vijnë nga fshat ku e ka origjinën edhe ai. Shkolla që krenohej me ty tani është e turpëruar. Ky është fshati ku ai kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë.
Unë jam e ofenduar dhe e lënduar, sikur të ishte fëmija im…" thotë Yevhenia Rudyk, një mësuese nga fshati i tij.
"Nuk ka asnjë justifikim për atë që ai po bën. Ai u zhvendos këtu si fëmijë me nënën dhe njerkun e tij, të dy kanë ndërruar jetë, por një kushërire e tij jeton ende në Ukrainë", tha mësuesja.
Tetyana Kolchanova, kushërira e tij thotë se ajo ka dëgjuar për të në TV.
"Unë kam dëgjuar për të në TV jam gjithashtu e zemëruar me të, jam e inatosur, nëse është ai. Unë ndalova së shkuari në punë, ika nga Kievi dhe shkova në Lviv.
Tashmë autoritetet ukrainase e akuzojnë Beryev për tradhti dhe krime lufte. /Nacionale/