Thika e famshme zvicerane do të prodhohet edhe në versionin pa teh - NACIONALE

Thika e famshme zvicerane do të prodhohet edhe në versionin pa teh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për më shumë se një shekull, thika ushtarake zvicerane ka qenë pjesë thelbësore e pajisjeve për shumë njerëz të profesioneve të ndryshme.

Megjithatë, prodhuesi i saj është dorëzuar para asaj që një gjykatës anglez javën e kaluar e quajti “mortajë të krimit me thikë” përmes dizajnimit të një versioni pa the, raporton gazeta “The Guardian”.

Si reagim ndaj rritjes së numrit të shteteve që po vendosin kufizime ndaj bartjes së thikës, kompania zvicerane “Victorinox”, e cila prodhon pajisje xhepi, është në fazën e hershme të zhvillimit të versionit të parë pa teh të thikës së famshme.

“Ne jemi të shqetësuar për rregullat e shtuara për thika për shkak të dhunës në botë” – tha Carl Elsener, shef ekzekutiv i gjeneratës së katërt në kompaninë familjare.

“Në disa tregje, tehu krijon një imazh të armës. E kam në mendje krijimin e një pajisjeje që do të ishte e dobishme për çiklistët. Çiklistët kanë nevojë për vegla specifike por jo patjetër the. Ne tashmë kemi një pajisje specifikisht për golfistët” – shtoi ai.

Elseneri tha se kompania e tij po përgjigjet ndaj ashpërsimit të rregulloreve përmes zhvillimit të veglave pa the për aktivitete të caktuara në mjedis të hapur ose sporte.

Kompania “Victorinox” prodhon rreth 10 milionë pajisje xhepi në vit – rreth 400 lloje, mes tyre një që ka 73 funksione. Ato madje janë dërguar në hapësirë nga astronautë të NASA-s.

Lajme të ngjashme