Tërmet në Kahramanmarash të Turqisë të shtunën
Një tërmet me fuqi prej 4,7 shkallësh ndodhi në orën 4 e 55 minuta në mëngjesin e së shtunës në provincën Kahrimanmarash të Turqisë.
Epiqendra e dridhjes ishte në distriktin Goksun, sipas informatave në uebfaqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Urgjencave.
Agjencia “Anadolu” raporton se epiqendra e tërmetit ishte me thellësi prej shtatë kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Kahramanmarashi ishte epiqendra e dy tërmeteve të fuqishme prej 7,7 dhe 7,6 shkallësh më 6 shkurt, nga të cilat u prekën 11 provinca turke dhe një pjesë e Sirisë.
Rreth 14 milionë njerëz janë prekur nga këto tërmete si dhe shumë të tjerë në pjesën veriore të Sirisë. Mbi 67 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri nga këto tërmete.