Tërmet me magnitudë 5.3 shkallë në Turqi, 22 persona të lënduar lehtë - NACIONALE

Tërmet me magnitudë 5.3 shkallë në Turqi, 22 persona të lënduar lehtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 20:48 në lagjen Yeşilyurt të Malatya, në Turqi.

Agjencia e lajmeve Anadoly Agency ka njoftuar se sipas informacioneve në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Yeşilyurt i Malatyas.

Është konstatuar se tërmeti i ndodhur ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash, gjithashtu shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya, në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka thënë se:

“Në tërmetin që ndodhi në orën 20:48 në provincën Malatya, rrethi Yeşilyurt me magnitudë 5.3 ballë, të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse, veçanërisht AFAD, filluan skanimin në terren.”

Në deklaratën e tij të mëvonshme, ministri Yerlikaya tha se sipas përcaktimeve të para, një objekt i braktisur u shkatërrua dhe dy ndërtesa të dëmtuara rëndë ishin shtrirë anash saj.

Për momentin nuk kemi asnjë humbje jetë. 22 qytetarë tanë janë lënduar lehtë nga frika, paniku dhe duke u hedhur nga lartësia. Përcjell urimet e mia më të mira për qytetarët tanë të lënduar. Allahu e ruajtë vendin tonë nga të gjitha llojet fatkeqësitë”.

Lajme të ngjashme