Tërmet i fuqishëm prej 7,5 shkallësh mes Amerikës së Jugut e Antarktikut - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm prej 7,5 shkallësh mes Amerikës së Jugut e Antarktikut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 7,5 shkallësh është regjistruar mes Amerikës së Jugut e Antarktikut, tha Qendra Paralajmëruese e Paqësorit për Cunami, pas paralajmërimit të saj të shkurtër për zonat bregdetare të Kilit.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e ndryshoi fuqinë e dridhjes, fillimisht të raportuar në 8 shkallë të Rihterit, duke shtuar se epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra nën sipërfaqen e Tokës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tërmeti ndodhi më shumë se 700 kilometra larg qytetit juglindor argjentinas, Ushuaia, ku banojnë rreth 57 mijë njerëz, tha USGS-ja.

Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Forcave Detare të Kilit lëshoi një paralajmërim për cunami për territorin kilian në Antarktik, pasi tërmeti ndodhi 258 kilometra në veriperëndim të bazës “Frei”, tha ky shërbim.

Nga ky tërmet nuk rrezikohen përfaqësitë diplomatike të Kosovës, sepse, siç na njoftoi para disa ditëve deputet Kurti, në të njëjtën kohë kryeministër në detyrë, Ministria e Jashtme e Kosovës “ka 53 degë të ndryshme, të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut”.

Lajme të ngjashme