Kurti: Ministria e Jashtme ka 53 degë nëpër botë, veç në Antarktik s’ka - NACIONALE

Kurti: Ministria e Jashtme ka 53 degë nëpër botë, veç në Antarktik s’ka

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, është dikasteri me më së shumti degë nëpër botë. Veç në Antarktik, s’ka degë Ministria e Jashtme, thotë Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në Konferencën e Ambasadorëve.

“MPJ ka 53 degë të ndryshme, të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut.

Kemi 34 ambasada, 12 konsulata të përgjithshme, katër konsulata, dy misione të posacme dhe një zyre ndërlidhëse.

Për të gjitha sakrificat, për cdo ditë pune të palodhshme, cdo takim me shtetet pritëse, cdo mundim, ne jemi dhe do të jemi përherë mirënjohës”, tha ai.

Lajme të ngjashme