Të shtunën në Kajro mbahet samiti për konfliktin Izrael – Hamas: Kush merr pjesë? - NACIONALE

Të shtunën në Kajro mbahet samiti për konfliktin Izrael – Hamas: Kush merr pjesë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Egjipti do të organizojë një konferencë ndërkombëtare të shtunën për t’u diskutuar lufta që po eskalon mes Izraelit e Hamasit në Gaza.

Sipas agjencisë “Reuters”, në listën e pjesëmarrësve në Samitin e Kajros për Paqe deri më tani përfshihen:

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas

Mbreti i Bahrejnit, Hamad bin Isa Al Khalifa

Princi i Kuvajtit, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Sabah

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna

Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Lajme të ngjashme