Të shtëna të reja në Bruksel, vritet një person - NACIONALE

Të shtëna të reja në Bruksel, vritet një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person vdiq pas të shtënave në Bruksel që me gjasë ishin të lidhura me përleshjet mes bandave rivale të drogës, tha të premten zyra e prokurorit lokal, duke e vënë në pah krimin e shtuar në kryeqytetin belg, ku ndodhen edhe institucionet kryesore të BE-së.

“Pati të shtëna këtë mëngjes në Anderleht. Një person vdiq në incident. Kjo është ndoshta e lidhur me bandat rivale të drogës” – tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Bruksel, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të shtënat fatale të premten ndodhën pas një rasti tjetër të të shtënave të mërkurën në Bruksel, qytet që është përfshirë nga dhuna e bandave të drogës viteve të fundit.

Edhe pse askush nuk u lëndua në incidentin me të shtëna të mërkurën, rasti i nxiti autoritetet që për pak kohë të mbyllnin shumë stacione të metrosë, përderisa policia ishte duke i kërkuar të dyshuarit.

Zyra e prokurorit në Bruksel tha se do të zhvillojë një hetim për të marrë vesh nëse të shtënat fatale të së premtes janë të lidhura me incidentin që ndodhi më herët këtë javë.

Lajme të ngjashme