Të shtëna në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut, disa persona mbetën të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin e Karolinës së Jugut në SHBA, njoftoi policia dhe raporton AP.
Policia evakuoi qendrën tregtare Columbiana Center në Kolumbi.
“Ne kemi konfirmuar se gjatë incidentit janë lënduar persona – po marrin ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende shkalla e lëndimeve”, tha policia. /Nacionale/