Të shtëna në barakat ushtarake në Austri, një i vdekur e një i lënduar - NACIONALE

Të shtëna në barakat ushtarake në Austri, një i vdekur e një i lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është lënduar pas shkëmbimit të zjarrit në barakat e një aeroporti ushtarak në qytezën austriake, Wiener Neustradt, të premten, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Austrisë.

“Në barakat e fushës ajrore në Wr. Neustadt, ushtari rojë është vrarë dhe një ushtar tjetër është lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit pak pas orës 7 sot”- tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Michael Bauer.

Agjencia austriake e lajmeve, APA, raportoi se ushtari që po bënte roje, kishte hapur zjarr gjatë një zënke dhe pastaj ishte qëlluar nga një oficer ushtarak i një rangu më të lartë.

Transmetuesi austriak, ORF, raportoi se roja që u vra në barakat e qytezës që shtrihet rreth 60 kilometra në jug të Vjenës, ishte i moshës 20-vjeçare dhe vinte nga provinca e Austrisë së Ulët.

Lajme të ngjashme