Të paktën tre të vdekur e disa të zhdukur nga vërshimet në Itali
Së paku tre persona kanë vdekur e disa të tjerë janë zhdukur pas daljes së lumenjve nga shtretërit për shkak të reshjeve të dendura të shiut në pjesën qendrore të Italisë, thanë të premten autoritetet lokale.
Një urë u shemb afër qytetit Pistoia, duke lënë të vdekur dy persona. Një njeri tjetër vdiq në qytezën Rosignano.
“Mbi 200 milimetra shi kanë rënë për tri orë”- tha Luigi D’Angelo, që po i udhëheq përpjekjet për shpëtim të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, raporton agjencia “Reuters”.
Guvernatori i Toskanës tha se kishte çështje sfiduese rreth dy lumenjve në atë zonë, “Bisenziao” dhe “Ombrone”.
“Situata është problematike, Lumi Arno pritet që ta arrijë nivelin kulmor rreth mesditës në Firencë, por nuk ka shqetësime të posaçme për këtë, nëse ndalet shiu”- tha guvernatori Eugenio Giani.
Autoritetet u detyruan që t’i largonin pacientët nga tri spitale e t’i dërgonin në objekte të tjera, ndërsa shumë ndërtesa u dëmtuan seriozisht, shtoi ai.