Të paktën tetë emigrantë mbyten në det afër ishullit grek Samos
Roja bregdetare greke i ka gjetur trupat e tetë emigrantëve – gjashtë të mitur e dy gra – të cilët ishin mbytur afër ishullit Samos në Detin Egje, thanë të hënën autoritetet.
Policia greke gjeti 36 persona të tjerë gjallë në pjesën veriore të Samosit, ndërsa tre të tjerë, që kishin mbetur të ngujuar në një zonë gurore në ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare, tha roja bregdetare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Helikopterë e anije asistuan në një operacion kërkim shpëtimi, thuhet më tej.
Sipas një zyrtari të rojës bregdetare, autoritetet u njoftuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 njerëz ndodheshin në barkën që I solli ata deri afër Samosit.
Greqia për një kohë të gjatë ka qenë rrugë e parapëlqyer për emigrantët dhe refugjatët nga Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të tjera të Azisë që e synojnë Evropën.
Më shumë se një milion njerëz kishin arritur nga Turqia në ishujt lindorë grekë në periudhën 2-15 – 2016. Shumë njerëz janë mbytur në ujë gjatë lundrimit të rrezikshëm me barka të dobëta.