Të paktën gjashtë të vrarë nga raketat ruse në Lyman, sipas Ukrainës - NACIONALE

Të paktën gjashtë të vrarë nga raketat ruse në Lyman, sipas Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku gjashtë persona u vranë dhe pesë të tjerë u lënduan të shtunën në Lyman, qytezë në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin “Telegram”, ky zyrtar tha se qyteza u godit nga raketat në orën 10 paradite dhe se një shtëpi e një dyqan janë dëmtuar, raporton gazeta “The Guardian”.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe ekipet për ndihmë mjekësore.

Qyteza Lyman është lidhje kyçe hekurudhore në rajonin lindor ukrainas të Donetskut.

Në përditësimin ditor të të dhënave, ushtria ukrainase tha se i kishte zmbrapsur përpjekjet e forcave ruse për sulm afër Lymanit.

Lajme të ngjashme