Të paktën 68 të vrarë në Gazë nga një sulm ajror
Të paktën 68 persona u vranë nga një sulm izraelit në Gazën qendrore, thanë zyrtarë shëndetësorë të dielën, ndërsa numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në luftime gjatë fundjavës u rrit në 17.
Në mesin e viktimave përfshihen të paktën 12 gra dhe shtatë fëmijë, sipas shifrave të raportuara nga agjencia e lajmeve AP.
“Ne të gjithë ishim në shënjestër”, tha Ahmad Turkomani, i cili humbi disa anëtarë të familjes, përfshirë vajzën dhe nipin e tij. “Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gazë”.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se numri i të vdekurve kishte mbërritur në 70. Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende numrin e viktimave.
Lufta ka shkatërruar pjesë të Gazës, ka vrarë rreth 20.400 palestinezë dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e territorit. /REL