Pamje: Të paktën 30 të vdekur nga shpërthimi dhe zjarri në një pompë nafte në Rusi - NACIONALE

Pamje: Të paktën 30 të vdekur nga shpërthimi dhe zjarri në një pompë nafte në Rusi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 30 persona janë vrarë nga një shpërthim dhe nga zjarri në një pompë të karburanteve në rajonin jugor rus, Dagestan.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal, Makhachkala, i cili shtrihet në bregun e Liqenit Kaspik, në orën 21 e 40 minuta të hënën, raporton televizioni BBC.

Dhjetëra njerëz të tjerë u lënduan në këtë incident. Shkaktari i qartë i shpërthimit nuk qe i qartë.

Në pamje shihet një zjarr i madh në qiellin e natës dhe disa automjete zjarrfikësish në vendin e ngjarjes.

Ministria e Emergjencave tha se në vendin ku ndodhi shpërthimi janë dërguar rreth 260 pjesëtarë të ekipeve emergjente si dhe një aeroplan për evakuimin e personave që janë lënduar seriozisht për t’i dërguar për trajtim në Moskë.

Agjencia ruse e lajmeve, “Interfa”, citoi disa mjekë të kenë thënë se në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë.

Kjo agjenci shtoi se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se kishte rrezik të mëtejshëm për shpërthime të tjera.

Një dëshmitar i paidentifikuar, i cituar nga gazeta ruse, “Izvestia”, tha se zjarri kishte nisur në një parking veturash në anën e kundërt të pompës.

“Pas shpërthimit, gjithçka na ra në kokë. Nuk mund të shihnim më”- citohet të ketë thënë dëshmitari.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se zjarri kishte shpërthyer gjatë punës për mirëmbajtjen e veturave dhe se ishte pasuar nga një krismë.

Lajme të ngjashme