Të paktën 25 të vrarë dhe 183 të plagosur në përleshjet në Sudan - NACIONALE

Të paktën 25 të vrarë dhe 183 të plagosur në përleshjet në Sudan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 183 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve të një grupi paraushtarak me ushtrinë sudane të shtunën, tha Komiteti Qendror Mjekësor Sudanez për CNN.

Çfarë po ndodh në Sudan?

Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe në qendër të mosmarrëveshjes ka dy ushtarakë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit, si dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i RSF-së, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti.

Mosmarrëveshja mes tyre ka ardhur pas të dy nuk kanë mundur të dakordohen për drejtimin në të cilin për shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re.

Këto luftime janë episodi i fundit në periudhat e tensionit që pasuan rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019, pas tre dekadash që ishte në pushtet me ushtrinë që organizoi grusht shteti.

Megjithatë, civilët kanë vazhduar të kërkojnë një rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik.

Më pas është krijuar një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, e cila është rrëzuar në një tjetër grusht shteti në tetor 2021, e që atëherë, rivaliteti midis Gjeneral Burhan dhe Gjeneral Dagalo është intensifikuar.

Lajme të ngjashme