Të paktën 150 izraelitë të vrarë deri më tani nga sulmet e Hamasit
Të paktën 150 izraelitë janë vrarë që kur Hamasi nisi sulmin ndaj vendit këtë mëngjes, raporton SkyNews.
Ndërsa më shumë se 1,100 njerëz janë lënduar - nga 985, shtoi ministria e shëndetësisë.
Ndërkohë, zyrtarët në Rripin e Gazës thanë se 198 palestinezë kanë vdekur dhe 1,610 janë plagosur pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite.
Kontekst: Militantët e grupit Hamas hynë në territorin e Izraelit në orët e hershme të së shtunës, me gjasë duke vënë nën kontroll disa komunitete në pjesën jugore të vendit. Luftimet janë duke vazhduar ende në disa vatra.
Sipas autoriteteve izraelite, Hamasi ka hedhur më shumë se dy mijë raketa në drejtim të Izraelit. Sipas shërbimeve emergjente izraelite, deri më tani raportohet për të paktën 40 të vdekur e 779 persona të plagosur janë dërguar në spitale. Në anën tjetër, mediat palestineze raportojnë se numri i të vdekurve në Gaza është katër.