Të afërmit i varrosin fëmijët e vrarë ukrainas nga raketat e Rusisë
Të afërmit dhe miqtë qanë pranë kufomave të dielën, përderisa varrosën disa fëmijë dhe të vrarë të tjerë nga sulmet ruse me raketa në qytetin qendror ukrainas, Uman, ndërsa lufta shkaktoi viktima edhe në pjesë të tjera të vendit.
Pothuajse të gjitha viktimat e sulmit të së premtes vdiqën, kur dy raketa goditën një bllok banesash në Uman. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se në mesin e të vdekurve ishin gjashtë fëmijë, raporton agjencia “Reuters”.
Mykhayl Shulha, 6 vjeç, qau dhe i përqafoi të afërmit pranë arkivolit të motrës së tij 11-vjeçare, Sofia Shulha, ndërsa të tjerët e nderuan kufomën e një djali 17-vjeçare.
Përderisa njerëzit mbanin qirinj dhe vajtonin, prifti po i kryente ritet. Ai tha se vdekja e atyre civilëve e ka goditur rëndë tërë komunitetin, duke shtuar se lutet që lufta të përfundojë dhe se paqja duhet të vijë në shtëpi, në qytet dhe në vend.
Në ndërtesën e dëmtuar në Uman, njerëzit vendosën lule dhe fotografi të viktimave. Sulmet e Rusisë shkaktuan edhe viktima të tjera të dielën.