Talibanët e lirojnë çiftin e moshuar britanik, Peter dhe Barbie Reynolds - NACIONALE

Talibanët e lirojnë çiftin e moshuar britanik, Peter dhe Barbie Reynolds

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një çift britanik është liruar pas gjashtë muajsh ndalimi në Afganistan, ka njoftuar Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Barbie Reynolds, 76 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Peter Reynolds, 80 vjeç, u liriuan pas tetë muajve të mbajtjes në ndalim nga talibanët. Çifti ishte arrestuar në shkurt të këtij viti, përderisa të moshuarit po udhëtonin për në shtëpinë e tyre në provincën Bamyan, në pjesën qendrore të Afganistanit, raporton gazeta “The Guardian”.

Ata ishin mbajtur në ndalim nga atëherë pa ndonjë aktakuzë dhe për një kohë të gjatë janë ndarë dhe janë mbajtur në një burg të sigurisë maksimale.

Dy të moshuarit britanikë kishin jetuar në Afganistan për gati dy dekada dhe drejtonin një organizatë për arsim dhe trajnime.

Në një intervistë të realizuar në korrik të këtij viti me gazetën “The Guardian”, djai i tyre, Jonathan Reynolds, i cili jeton në Chicago të Shteteve të Bashkuara, tha se gjendja e prindërve të tij ishte duke u përkeqësuar dhe se kishte frikë se ata mund të vdisnin në burg.

Pas rikthimit të talibanëve në pushtet më 2021, Reynolds tha se prindërit e tij kishin vendosur të qëndronin në Afganistan pavarësisht nga rreziqet e sigurisë. “Ata thanë: Si mund t’i lëmë këta njerëz që i duam në orën e tyre më të errët? Por paralajmërimi ishte: nëse qëndroni, jeni vetëm. Ata e dinin shumë mirë se diçka si kjo mund të ndodhte” – tha biri i tyre.

Një burim me njohuri rreth çështjes i tha të premten agjencisë së lajmeve “Reuters” se çifti britanik është dërguar me aeroplan në kryeqytetin e Katarit, Doha, dhe se lirimi i tyre është bërë me ndërmjetësimin e këtij shteti./Nacionale

Lajme të ngjashme