Tahiri: Izraeli nuk mund të sfidohet apo mposhtet nga asnjë grup terrorist - NACIONALE

Tahiri: Izraeli nuk mund të sfidohet apo mposhtet nga asnjë grup terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar për sulmet që kanë ndodhur gjatë ditës në Izrael.

Tahiri përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Izraeli nuk mund të sfidohet e as të mposhtet nga asnjë grup terrorist i sponsorizuar nga kundërshtarët e demokracive dhe kombeve të lira.

“Izraeli nuk mund të sfidohet apo mposhtet nga asnjë grup terrorist i sponsorizuar nga kundërshtarët e demokracive dhe kombeve të lira. Sot, ka shumë të tillë në të gjitha kontinentet! Në këto momente të vështira, Kosova dhe qytetarët e saj qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të Izraelit, kundër terroristëve të Hamasit.” – ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme