Sulmohet me dronë anija që po bartte aktivistë e ndihma drejt Gazës, OJQ-ja publikon pamje
Një anije që po bartte ndihma humanitare dhe aktivistë drejt Gazës u bombardua me dronë përderisa ndodhej në ujëra ndërkombëtare afër Maltës të premten herët, tha organizata joqeveritare ndërkombëtare, “Freedom Flotilla Coalition”.
Kjo organizatë publikoi një video ku shfaqej një zjarr në njërën nga anijet e saj, por nuk dha ndonjë shenjë për atë se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin. Nuk pati shenja të menjëhershme nëse ndokush ishte lënduar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Sulmi me dronë duket se e ka shënjestruar në mënyrë specifike gjeneratorin e anijes dhe anija tani është në rrezik për t’u fundosur me 30 aktivistë ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut në të” – tha OJQ-ja në një shkrim të publikuar në rrjete sociale.
Anija lëshoi një thirrje urgjente SOS, pasi u godit 31,5 kilometra në lindje të Maltës. Thirrjes urgjente iu përgjigj Qiproja, duke dërguar një anije, njoftoi kjo organizatë joqeveritare.
Koalicioni “Freedom Flotilla Coalition” është duke bërë fushatë për t’i dhënë fund bllokadës izraelite në Gaza.
BREAKING: At 00:23 Maltese time, a #FreedomFlotilla ship was subjected to a drone attack. The front of the vessel was targeted twice, resulting in a fire and a breach in the hull. The ship is currently located in international waters near #Malta. An #SOS distress signal was sent. pic.twitter.com/J6oEQafuOb
— Freedom Flotilla Coalition (@GazaFFlotilla) May 2, 2025