Sulmi në Erbil: Reuters nuk përmend fare konsulatën amerikane - NACIONALE

Sulmi në Erbil: Reuters nuk përmend fare konsulatën amerikane

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shumë raketa ranë në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom kurd të Irakut verior, tha agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar guvernatorin e Erbilit.

"Nuk ka viktima pas shpërthimeve në Erbil", u citua të thoshte Saman Barzanji, ministër i shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut nga televizioni shtetëror.

Kleriku mysliman irakian shiit Moqtada al-Sadr tha në Twitter: "Erbili është nën zjarr... sikur kurdët të mos ishin irakianë".

Më herët u raportua se cak i sulmeve ishte konsulata amerikane, por sipas mediumit Reuters, konsulata amerikane nuk është sulmuar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme