Sulm në zemër apo dhimbje stomaku: Çka i ndodhi Erdoganit live në emision?
“Sot, unë do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve të mi,”- ishte fjalia e shkruar në një postim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pas ndërprerjes së një interviste të drejtpërdrejtë televizive për arsye shëndetësore.
Përderisa fillimisht u tha se Erdogan po ndihej keq për shkak të disa çrregullimeve në stomak, ka filluar qarkullimi i thashethemeve se presidenti turk ka pasur një atak në zemër dhe se gjendja e tij është përkeqësuar ndërsa ishte në spital.
Dihet se Turqia është një shtet me qasje autoritare dhe ka kufizime të mëdha të lirisë së mediave, prandaj në këtë pikë është e pamundur të dihet e vërteta, por sipas BBC-së, pak orë pas transmetimit në disa llogari të mediave sociale jashtë Turqisë janë shfaqur spekulime se Erdogan kishte pësuar një atak në zemër.
Megjithatë në kundërshtim të pretendimeve të tilla, ka reaguar shefi i komunikimit të Erdogan, Fahrettin Altun, i cili tha se: “Asnjë sasi dezinformimi nuk mund të kundërshtojë faktin se populli turk qëndron me liderin e tij Erdogan dhe partinë e tij, të cilët janë të vendosur të fitojnë zgjedhjet e 14 majit”.
We categorically reject such baseless claims regarding President @RTErdogan’s health.
— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) April 26, 2023
The President will attend tomorrow’s nuclear power plant opening via videoconference.
No amount of disinformation can dispute the fact that the Turkish people stand with their leader and… pic.twitter.com/SSr3KaWXlS
Por është e qartë se çdo demokrat është duke e pritur me padurim përfundimin e pushtetit të tij, ndërsa çdo mbështetës i tij e mendon me frikë ditën kur ai s’do të jetë më në krye të vendit.
Kujtojmë se aktualisht, 69 vjeçari Recep Tayyip Erdogan, është duke u përballur me një fushatë të ashpër zgjedhore, ku kandidat kundër vetes e ka liderin kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, i cili është në krye të një koalicioni prej gjashtë partish politike.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Erdoganit ndodhi mbrëmjen e së martës, kurse një ditë pas, ministri i Shëndetësisë turke, Fahrettin Koca tha se ai tashmë ishte mirë dhe se do të rifillonte programet e tij të planifikuara ditore sa më shpejt të jetë e mundur.
Të mërkurën, presidenti Erdogan anuloi tre paraqitje të fushatës në Anadollin qendror, duke thënë se ishte këshilluar të qëndronte në shtëpi nga mjekët. Më pas ai anuloi edhe ngjarjet e planifikuara të enjten, duke përfshirë hapjen e stacionit të parë të energjisë bërthamore të Turqisë në Akkuyu në bregdetin e Mesdheut.
Megjithatë, Erdogan me një pamje të zbehtë dhe të lodhur, ka marrë pjesë në inaugurim online duke iu bashkuar presidentit rus Vladimir Putini, pasi katër reaktorët bërthamorë të Akkuyu, janë kryesisht në pronësi të firmës ruse Rosatom.
Erdogan ka qenë në pushtet për 21 vjet dhe është sëmurë edhe më parë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, pas grusht shtetit të dështuar në qershor 2016.

