Sulm masiv në një shkollë të Pakistanit, vriten tetë mësues
Të paktën shtatë mësues u vranë të enjten me armë në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit si hakmarrje e qartë për një sulm të mëhershëm, në të cilin një mësues tjetër u qëllua për vdekje.
Të dyja incidentet ndodhën të enjten në zonën Parachinar të distriktit Kurram, afër kufirit me Afganistanin, raportoi një televizion lokal.
Ky television tha se motivi prapa vrasjeve mbetet i paqartë dhe se mësuesit e vrarë në të dyja incidentet ishin pjesë e pakicës shiite në vend, raporton agjencia “Reuters”.
Distrikti përbëhet nga popullsia shumicë shiite, e cila shpesh sulmohet nga grupet militante sunite si pjesë e lëvizjes lokale të talibanëve.
Policia lokale tha se është duke grumbulluar informata dhe duke e hetuar incidentin.