Sulm në një shkollë fillore në Kroaci: Vritet një fëmijë, disa plagosen - NACIONALE

Sulm në një shkollë fillore në Kroaci: Vritet një fëmijë, disa plagosen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tetë persona u plagosën nga një sulm me thikë në një shkollë fillore në Precko të Zagrebit të Kroacisë, përfshirë sulmuesin dhe një mësues. Një fëmijë ka vdekur nga plagët.

Një helikopter i urgjencës mjekësore ka aterruar në oborrin e shkollës, ndërsa të lënduarit, shumica nxënës, u trajtuan në disa spitale të Zagrebit.

Ministrja e Shëndetësisë, Irena Hrstiq, konfirmoi se njëri nga fëmijët e lënduar gjatë sulmit ka vdekur, raporton medium kroat “Dnevnik”.

Sulmi në shkollë thuhet se ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit kroat. Shumë prej tyre janë të zemëruar, sepse u nevojit shumë kohë që policia e Zagrebit të dilte me një deklaratë.

Disa autoambulanca e vetura të policisë shihen në oborrin e shkollës, ndërsa nxënësit janë evakuuar.

“Nipat e mi janë në atë shkollë. Kalova kohë shumë stresuese. Po mundohem të imagjinoj se nëpër çfarë janë duke kaluar ata prindër. E tmerrshme. Drithëruese. Gjunjët ende po më dridhen” – tha një banor lokal.

Lajme të ngjashme