Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, dyshohet për katër të vdekur - NACIONALE

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnej, dyshohet për katër të vdekur

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Siç raporton “The Guardian”, një burë ka goditur me thikë disa persona në një qendër tregtare në Sidnei të Australisë.

Në mesin e viktimave të goditura me thikë janë edhe një nënë dhe një foshnje.

Sipas raportimit, burri është qëlluar nga policia australiane.

“Një incident kritik ka nisur pas të shtënave me armë zjarri ndaj një mashkulli në kryqëzimin Bondi.

Pak para orës 16:00 (e shtunë 13 prill 2024), shërbimet e urgjencës u thirrën në Ëestfield Bondi Junction pas raportimeve të shumë personave të goditur me thikë.

Qytetarëve u kërkohet të shmangin zonën.

Hetimet po vazhdojnë në lidhje me ngjarjen dhe nuk ka detaje të tjera” – tha Policia.

Mediet e huaja raportojnë se dyshohet për katër të vdekur si pasojë e sulmit.

Lajme të ngjashme