Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, vriten dy gra - NACIONALE

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, vriten dy gra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulmues vrau dy persona me thikë në një qendër tregtare në qytetin Hradec Kralove të Çekisë të enjten, tha policia çeke, duke shtuar se sulmuesi i dyshuar është ndaluar pak kohë pas incidentit.

Televizioni çek raportoi se i dyshuari është shtetas 16-vjeçar i Çekisë, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Edhe pse ne ishim në vendin e ngjarjes brenda pak minutave pas raportimit, të dyja viktimat pësuan lëndime aq serioze, saqë nuk mund të shpëtoheshin pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e ekipeve reaguese” – thuhet në një postim të policisë në rrjetin X.

Policia tha se është duke e hetuar motivin e sulmit në qytetin që ndodhet 110 kilometra në lindje të Pragës.

Lajme të ngjashme