Sulm me thikë në Haifa të Izraelit, një i vrarë e katër të plagosur - NACIONALE

Sulm me thikë në Haifa të Izraelit, një i vrarë e katër të plagosur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një stacion autobusësh në qytetin Haifa të Izraelit, tha shërbimi ambulantor, në atë që policia e përshkroi si sulm terrorist.

Rojat e sigurisë e qëlluan për vdekje sulmuesin, tha një zëdhënës i policisë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse burri i vrarë ishte therur nga sulmuesi apo ishte qëlluar nga rojat, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Policia tha se sulmuesi ishte shtetas izraelit nga një qytezë e komunitetit Druze, i cili ishte kthyer nga jashtë në maj dhe se sulmi ishte ende duke u hetuar.

Grupi militant palestinez, Hamasi, e çmoi sulmin, por nuk e mori përgjegjësinë për të.

Paralajmërim: Pamje të rënda!

Lajme të ngjashme