Sulm me raketë në Tel-Aviv, ka të lënduar - NACIONALE

Sulm me raketë në Tel-Aviv, ka të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipet e emergjencës po trajtonin tre persona të lënduar në Tel-Aviv, njoftoi të premten shërbimi izraelit i emergjencës “David Adom”, pasi një ndërtesë u godit nga një raketë në jug të qytetit.

Agjencia “Reuters” publikoi pamje drejtpërdrejt nga sulmi në ndërtesën 4-katëshe, të cilës i ishin dëmtuar katet e sipërme, raporton televizioni CNN.

Sipas shërbimit izraelit të emergjencës, një burrë 20-vjeçar, që kishte pësuar lëndime në kokë dhe gjymtyrë, po trajtohej në spital, ndërsa dy persona të tjerë kishin pësuar lëndime të lehta.

Ky sulm erdhi pas një deklarate të Brigadave Al Qassam të Hamasit, në të cilën thuhej se ato “e kishin rinisur bombardimin e Tel-Avivit si kundërpërgjigje ndaj masakrave zioniste kundër civilëve”.

Ndërkohë, disa burime diplomatike i kanë thënë televizionit CNN se është shënuar “progres domethënës” në bisedimet për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, por ka ende çështje të pazgjidhura.

“Bisedimet po shkojnë shumë mirë. Kemi një përparim. Ka çështje ende të mbetura, por bisedimet janë duke vazhduar dhe ne mbetemi me shpresë”- tha një burim diplomatik.

Lajme të ngjashme