Suedia thjeshton procedurat administrative për refugjatët ukrainas
Qeveria suedeze dëshiron ta bëjë më të lehtë për refugjatët nga Ukraina që të fillojnë të punojnë në Suedi duke përmirësuar proceset e tyre administrative, ka njoftuar ministri suedez i Integrimit dhe Migracionit, Anders Ygeman.
Qeveria suedeze do të lejojë së shpejti Zyrën e Migracionit të lëshojë një numër koordinimi (samordningsnummer) për refugjatët ukrainas të cilëve u është dhënë një leje qëndrimi e përkohshme. Nnumër koordinimi është një kod identifikimi për njerëzit që nuk janë të regjistruar në Suedi, por ende duhet të ndërveprojnë me autoritetet e saj.
"Personat nuk do të duhet të shkojnë vetë në Agjencinë e Tatimeve dhe të bëjnë aplikimin," ka thënë tha Ygeman.
Qeveria suedeze synon t'ua lehtësojë ukrainasve që kanë aplikuar për strehim në Suedi të gjejnë punë dhe të fitojnë të ardhura. Gjithashtu do të lehtësojë kontaktin me kujdesin shëndetësor dhe shkollat.
"Propozimi synohet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur," ka thënë Ygeman.
Qeveria do të kërkojë gjithashtu që Zyra e Migracionit të analizojë nevojën për masa për të mbështetur ukrainasit që duan të kthehen në vendin e tyre. Synimi është që misioni të jetë pjesë e një plani të ardhshëm për kthimin dhe rindërtimin e Ukrainës.
“Suedia do të mbështesë ata ukrainas që duan të kthehen në atdheun e tyre dhe ne do të jemi aktivë në rindërtimin e Ukrainës”, tha Ygeman.
Deri më tani, 36,000 ukrainas kanë aplikuar për strehim në Suedi, dhe Enti Suedez i Migracionit ka dhënë 32,400 leje.
“Ne kemi ndjekur pothuajse skenarin tonë kryesor për 80,000 ukrainas që mund të kërkojnë strehim këtë vit,” ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Migracionit, Mikael Ribbenvik, shkruan Euractiv
Megjithatë, numri i kërkuesve të mbrojtjes është rënë pak gjatë javës së kaluar, sipas Ribbenvik.