Suedia konfirmon rastin e dytë të lisë së majmunëve - NACIONALE

Suedia konfirmon rastin e dytë të lisë së majmunëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Shëndetit Publik ka konfirmuar një tjetër rast të lisë së majmunit pasi një person që jetonte në Västra Götaland, në Suedinë Jugore, rezultoi pozitiv.

Kjo vjen pasi rasti i parë u raportua më 19 maj.

“Përhapja aktuale tregon atë që duket të jetë një rrugë e re infeksioni, që do të thotë se ne tani po marrim njohuri të reja”, tha kreu i agjencisë së shëndetit publik, Sara Byfors.

Rekomandime të reja do të lëshohen pasi agjencia të ketë arritur të mësojë më shumë rreth rrugëve të reja të infeksionit, tha Byfors. “Prandaj rekomandimet do të përditësohen pasi të ketë më shumë informacione”, shtoi ajo.

Të paktën 188 raste janë identifikuar deri më tani në BE, ndërsa shumë më tepër se kaq ka raste të dyshuara.

Pasi u zbulua rasti i parë në Suedi më 19 maj, qeveria e klasifikoi sëmundjen si një rrezik për shëndetin publik – që do të thotë se kushdo që është infektuar duhet ta raportojë atë tek autoritetet.

Pavarësisht klasifikimit, qeveria ka premtuar të mos vendosë kufizime dhe paralajmëron kundër krahasimit të lisë së majmunëve me COVID-19.

“Nuk ka asnjë arsye për të lidhur linë e majmunëve me COVID-19 dhe gjithçka që ai ngre tek njerëzit për sa i përket shqetësimeve për sëmundjen dhe veprimin e komunitetit. Nuk do të ketë kufizime për shkak të lisë së majmunëve. Nuk ka plane të tilla,” ka thënë Ministrja e Çështjeve Sociale Lena Hallengren për gazetën Svenska Dagbladet.

Lajme të ngjashme