Stuhitë vdekjeprurëse përfshijnë Kaliforninë, 17 viktima - NACIONALE

Stuhitë vdekjeprurëse përfshijnë Kaliforninë, 17 viktima

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Stuhi të mëdha kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Kalifornisë, duke kthyer lagje të tëra në liqene e duke lënë të vdekur të paktën 17 persona.

Bëhet e ditur se rreth pesë milionë njerëz janë nën vazhgim, pas përmbytjeve të mëdha të së mërkurës.

"Shteti ka përjetuar thatësirë për katër vitet e fundit dhe tani kemi stuhi pas stuhie,"- ka thënë të mërkurën guvernatori i Kalifornisë, Eleni Kounalakis, duke shtuar se ky lloj moti që normalisht pritet të ishte brenda një viti, ka ngjarë në vetëm dy javë.

Stuhitë e fundit në vend janë bërë fatale pasi pemët janë përplasur mbi shtëpi e makina, ndërsa poshtë kodrave janë rrëzuar shkëmbinj duke rritur ujërat e përmbytjeve me shpejtësi.

Është bërë e ditur po ashtu se vendi pritet të goditet edhe nga një valë e re e shirave të dendura, ku sipas Qendrës së Parashikimit të Motit, reshjet e shiut pritet të intensifikohen duke kaluar gjysmë centimetri.

CNN shkruan se, megjithëse asnjë nga stuhitë e ardhshme nuk pritet të jetë aq ndikuese sa ato të fundit, efekti kumulativ mund të jetë i madh në pjesët e tokës tashmë të ngopura me ujë.

Lidhur me këtë situatë, shkencëtarët kanë thënë se ka ndikim të madh kriza klimatike që është duke rritur luhatjet midis thatësirës ekstreme dhe shiut ekstrem.

Lajme të ngjashme