Stuhia “Idalia” bëhet urgan i kategorisë së 4-të afër ShBA-së, priten dëme katastrofale
Qendra Kombëtare e Uraganeve në ShBA ka thënë se stuhia “Idalia” është bërë stuhi e kategorisë së katërt.
Sipas sistemit amerikan të kategorizimit të stuhive sipas fuqisë së tyre, kjo do të thotë se “do të ketë dëm katastrofal”, raporton televizioni BBC.
Stuhia tash për tash ndodhet 97 kilometra larg Cedar Key të Floridës dhe 144 kilometra larg Tallahassee të Floridës.
Uraganet me nivel të tillë të ashpërsisë kanë gjasa që të sjellin erë me shpejtësi maksimale prej 215 kilometrash në orë.
Sipas sistemit të Qendrës Kombëtare të Uraganeve për vlerësimin e stuhive, kategoria e katërt nënkupton se “do të ndodhë dëm katastrofal”.
“Shumica e drurëve do të këputen ose do të nxirren me rrënjë, ndërsa shtyllat e energjisë elektrike do të bien”- thuhet në këtë sistem të kategorizimit. “Ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjatë me javë, me gjasë me muaj”- thuhet më tej.
“Shumica e zonës do të jetë e pabanueshme me javë ose muaj”- thuhet në vlerësimin për uraganet e kategorisë së katërt.
Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se stuhia “Idalia” mund të bëhet edhe më e fuqishme, para se të arrijë në territor tokësor në bregdetin e Floridës pas pak orëve.
“Vala katastrofale e stuhisë dhe erërat shkatërruese po i afrohen… rajonit Big Bend”- thuhet në njoftimin më të ri udhëzues të kësaj qendre.
