Stuhia dimërore në ShBA: Së paku 17 të vdekur, kaos udhëtimesh e ndërprerje rryme
Të paktën 17 persona kanë vdekur nga shkaqe të ndërlidhura me një stuhi dimërore që ka përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara.
Sistemi masiv pritet që të sjellë stuhi akulli nga Teksasi në jug, potencialisht me reshje bore prej më shumë se 30 centimetrash nga Oklahoma deri në Uashington DC, Nju-Jork e Boston e më pas temperatura acari në Minnesota e Dakotë të Veriut, raporton LBC.
Parashikuesit e motit po paralajmërojnë se dëmet, sidomos në zonat e goditura nga akulli, mund t’u bëjnë rivalitet atyre që shkaktohen nga uraganet. Shumë njerëz banojnë në zonat ku ka paralajmërime për stuhi dimërore ose mot të ftohtë.
Tennessee, Louisiana, Texas, Massachusetts, Kansasi e qyteti i Nju-Jorkut kanë raportuar të vdekur që besohet se ndërlidhen me stuhinë.
Në Kansas, policia gjeti një grua të mbuluar me borë dhe që besohet se kishte vdekur nga hipotermia, ndërsa në Teksas, një 16-vjeçar e humbi jetën në një aksident gjatë rrëshqitjes me saja.
Kryetari i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se stuhia ka kaluar, por kushtet janë ende të rrezikshme. Ai u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin në rrugë.
“Vetëm pse stuhia ka kaluar nuk do të thotë se ka kaluar rreziku ndaj njujorkezëve të pastrehë është larguar” – tha ai.
Më shumë se 800 fluturime për në ShBA ose për të dalë nga ky shtet u shtynë ose u anuluan të premten para stuhisë, përfshirë disa në aeroportet në Dallas, Atlanta e Oklahoma, sipas uebfaqes për përcjelljen e fluturimeve, “FlightAware”./Nacionale