Stuhi e rrallë bore në jug të ShBA-së, raportohet për katër të vdekur
Një stuhi e rrallë dimërore po shkakton reshje bore e breshëri në pjesë jugore të Shteteve të bashkuara, duke i detyruar autoritetet që të mbyllin autostrada e aeroporte në Teksas. Paralajmërimi i parë ndonjëherë për stuhi u lëshua për jugperëndimin e shtetit Louisiana.
Katër njerëz mendohet të kenë vdekur nga shpërfaqja ndaj të ftohtit deri më tani. Dy raste po hetohen si të lidhura me të ftohtin nga autoritetet në Austin të Teksasit, ndërsa dy vdekje nga hipotermia u raportuan në Georgia dhe Milwaukee, raporton televizioni BBC.
Ndërkohë në pjesën verilindore të ShBA-së, disa pjesë të shtetit të Nju-Jorkut po goditen nga një stuhi tjetër me reshje bore deri në 45 centimetra.
Më shumë se 2.200 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara u anuluan të martën, ndërsa tre mijë të tjera u shtynë, sipas uebfaqes për përcjelljen e fluturimeve, “Flight Aware”.
Roads have turned to solid ice in parts of New Orleans where it’s gotten compacted. pic.twitter.com/G4AlMxbgeW
— Charles Peek (@CharlesPeekWX) January 22, 2025
Shërbimi Kombëtar i Motit tha të martën se bregdeti amerikan i Gjirit të Meksikës pritet të ketë reshje historike të borës. 2,5 centimetra borë ose më shumë në orë priten nga pjesa lindore e Teksasit deri në pjesën perëndimore të Floridës.
Guvernatorja e shtetit të Nju-Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të hënën se e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa distrikte në perëndim të këtij shteti, pasi komunitetet ballafaqohen me borë dhe të ftohtë ekstrem.
Winter Storm Enzo transformed white sand into snow-covered beaches today along the Gulf Coast. Check out the scene in Panama City Beach, Florida, with Meteorologist @TWCChrisWarren: pic.twitter.com/fOVXG41Qvv
— The Weather Channel (@weatherchannel) January 22, 2025
Edhe disa pjesë të Kanadasë janë përfshirë nga moti posaçërisht i ftohtë dimëror. Paralajmërime për acar ekstrem janë lëshuar në provincat Ontario dhe Kuebek. Bashkë me erën, temperaturat në disa pjesë pritet të bien deri në -50 gradë Celsius./Nacionale