Studiuesit paralajmërojnë telashe: “Akullnaja e Ditës së Fundit” po shkrihet me shpejtësi - NACIONALE

Studiuesit paralajmërojnë telashe: “Akullnaja e Ditës së Fundit” po shkrihet me shpejtësi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një studimi të ri, “Akullnaja e Ditës së Fundit” të Antarktidës – e quajtur kështu sepse shkrirja e saj mund të shkaktojë një rritje katastrofike të detit – është duke u shkrirë me shpejtësi në mënyrë të papritur.

“Akullnaja Thwaites’, është përafërsisht sa madhësia e Floridës dhe ndodhet në Antarktidën Perëndimore. Një pjesë e asaj që e mban në vend është një raft akulli që del në sipërfaqen e oqeanit, duke veprur si një tapë që e mbanë akullnajën në tokë, duke siguruar një mbrojtje të rëndësishme kundër rritjes së nivelit të detit.

Por, ajo që është vënë re është se rafti i rëndësishëm i akullit është bërë shumë i prekshëm ndërsa oqeani ngrohet.

Në dy studime, të botuara në revistën Nature të mërkurën, shkencëtarët kanë zbuluar se ndërsa ritmi i shkrirjes nën pjesën më të madhe të raftit të akullit është më i ngadaltë sesa mendohej më parë, çarjet e thella dhe formacionet "shkallë" në akull janë duke u shkrirë shumë më shpejt.

Sipas studimit, ndërsa ndryshimet klimatike po përshpejtohen, akullnaja Thwaites po ndryshon me shpejtësi.

Çdo vit kjo akullnajë hedh miliarda ton akull në oqean, duke kontribuar në rreth 4% të rritjes vjetore të nivelit të detit. Veçanërisht shkrirja e shpejtë ndodh në pikën ku akullnaja takohet me fundin e detit, i cili që nga fundi i viteve 1990 është tërhequr gati 14 kilometra duke ekspozuar një fetë më të madhe akulli ndaj ujit relativisht të ngrohtë të oqeanit.

Nga studimi thuhet se rënia e plotë e vetë Thwaites mund të çojë në një rritje të nivelit të detit me më shumë se 70 centimetra, gjë që do të mjaftonte për të shkatërruar komunitetet bregdetare në mbarë botën. Por, shtohet se, Thwaites po vepron gjithashtu si një digë natyrore për akullin përreth në Antarktidën Perëndimore, dhe shkencëtarët kanë vlerësuar se niveli global i detit mund të rritet përfundimisht rreth 10 këmbë nëse Thëaites shembet.

Në studim potencohet se, ndërsa mund të duhen qindra ose mijëra vjet, rafti i akullit mund të shpërbëhet shumë më shpejt, duke shkaktuar një tërheqje të akullnajës, e cila është edhe e paqëndrueshme dhe potencialisht e pakthyeshme.

Për të kuptuar më mirë riformimin e vijës bregdetare të largët, një ekip shkencëtarësh amerikanë dhe britanikë nga Bashkëpunimi Ndërkombëtar 'Thwaites Glacier' ka udhëtuar drejt akullnajës në fund të 2019-ës.

Ata kanë përdorur mënyra me ujë të nxehtë, duke hapur një vrimë gati 600 metra thellë në akull dhe, gjatë një periudhe pesë-ditore, kanë dërguar instrumente të ndryshme për të marrë matje nga akullnaja.

“Rezultatet e hulumtimit zbulojnë një tablo shumë të nuancuar dhe komplekse,"- ka thënë për CNN Peter Davis, një oqeanograf në Antarktikun Britanik.

Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se edhe pse akullnaja po tërhiqet, shkalla e shkrirjes nën pjesën më të madhe të pjesës së sheshtë të raftit të akullit ishte më e ulët se sa pritej. Shkalla e shkrirjes ishte mesatarisht 2 deri në 5.4 metra në vit, sipas studimit, më pak se sa kishin parashikuar modelet e mëparshme.

Megjithatë, "Akullnaja është ende në telashe," – ka shtuar Davis, duke thënë se: "Ajo që kemi gjetur është se pavarësisht sasive të vogla të shkrirjes, akullnaja ka ende një tërheqje të shpejtë, kështu që duket se nuk duhet shumë për të shtyrë akullnajën jashtë ekuilibrit.”

Lajme të ngjashme