Studim: Një e treta e 18-vjeçareve të sotme në Japoni mund të mos bëhen nëna - NACIONALE

Studim: Një e treta e 18-vjeçareve të sotme në Japoni mund të mos bëhen nëna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth një e treta e 18-vjeçareve në Japoni mund të mos bëhen kurrë nëna, tha të mërkurën një institut qeveritar. Këto janë të dhënat më të reja që tregojnë për betejën e vështirë të shtetit të zhvilluar aziatik kundër tkurrjes së popullsisë në ekonominë e tretë më të madhe në botë.

Instituti Kombëtar për Hulumtime të Popullsisë dhe Sigurisë Sociale vlerësoi në një raport se 33,4 për qind e grave të lindura në vitin 2005 do të jenë pa fëmijë. Skenari më optimist është që ky nivel të jetë 24,6 për qind, ndërsa skenari më pësimit 42 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, në qershor premtoi se do ta luftojë krizën e popullsisë me masa “të pashembullta”, përfshirë pagesat më të larta për familjet me tre ose më shumë fëmijë.

Megjithatë, sipas një ankete të agjencisë “Kyodo” që ishte publikuar më vonë, rreth dy të tretat e japonezëve nuk kishin shpresë se këto politika do të jenë efikase.

“Me rritjen e kostos së jetesës, nuk mendoj se njerëzve u duket që mund ta përballojnë ose të thonë në mënyrë të rehatshme se duan të kenë fëmijë”- tha Anna Tanaka, 23-vjeçare.

Numri i fëmijëve në Japoni ka qenë duke rënë për më shumë se katër dekada, përderisa dëshira për martesë dhe për t’u bërë prindër është venitur e brengat për financat janë shtuar, sipas anketave.

Lajme të ngjashme