Studenti japonez vishet si Volodymyr Zelensky në diplomim
Një student universitar në Japoni është veshur si Volodymyr Zelensky në ceremoninë e diplomimit.
Burri veshi bluzën ikonike të presidentit ukrainas me mëngë të gjata dhe pantallonat e ngjashme, dhe i tha rrjetit japonez "Yomiuri" se iu deshën tre muaj për të rritur mjekrën.
Kostumi ishte pjesë e një ceremonie unike diplomimi në Universitetin e Arteve të Kiotos, i cili lejon studentët të vishen si të duan.
Dhe ata qartazi kanë nxjerr më të mirën nga ky rregull.
Ndër vite tradita e përçudshme por interesante ka dhuruar veshje tejet interesante, nga Pokemon, madje edhe te Jezu Krishti.
Studenti, i cili është identifikuar vetëm si Amiki në Twitter, ka thënë për medien japoneze se u vesh si Zelensky për të treguar solidaritet me Ukrainën.
"Prej dhjetorit, kur po rritja mjekrën, më ishte thënë se dukesha si president Zelensky," tha ai për "Yomiuri".
I diplomuari gjithashtu barti shenja që përmbanin mesazhe mbështetje dhe të thëna nga fjalimi në Kongresin amerikan në dhjetor.
Ceremonia e diplomimit të këtij viti ishte hera e parë në tre vjet që studentët e universitetit kanë marrë pjesë personalisht, për shkak të pandemisë.