Stoltenbergu paralajmëron që të mos nënvlerësohet Rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se do të ishte e rrezikshme që të nënvlerësoheshin Rusia dhe ambiciet e presidentit të saj, Vladimir Putin, në kohën e luftës në Ukrainë.
“Ata kanë shfaqur gatishmëri të madhe për t’i toleruar humbjet dhe vuajtjen”- tha Stoltenbergu në një konferencë biznesi në Norvegji.
“Nuk kemi shenja se presidenti Putin i ka ndryshuar planet dhe qëllimet në Ukrainë, prandaj është e rrezikshme që të nënvlerësohet Rusia”- shtoi ai.
Ndërkohë shefi i shërbimit inteligjent të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kiril Budanov, në një intervistë për "ABC News", foli për zhvillimet aktuale të situatës në Ukrainë dhe iu referuar sulmeve në bazën ruse "Engels", si dhe gjendjes së shëndetin të Vladimir Putin. Kur u pyet nga një gazetar nëse Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin në bazën e Engels, Budanov tha se ai nuk mund të përgjigjet.
Sa i përket gjendjes së presidentit rus, zyrtari ukrainas tha: "Po, ai është i sëmurë, në fazën terminale. Mendoj se do të vdesë shumë shpejt, shpresoj. Mendojmë se është kancer. Këtë e dimë nga burime të afërta me Kremlinin, pra me vetë Putinin."
Ai arriti në përfundimin se në rast të vdekjes së Putinit do të ketë një transferim të pushtetit, por se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë para vdekjes së presidentit rus.
