Spanjë: Sekuestrohet një anije peshkimi me 3 tonë kokainë - NACIONALE

Spanjë: Sekuestrohet një anije peshkimi me 3 tonë kokainë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e sigurisë dhe agjencia spanjolle e taksave kanë sekuestruar një anije peshkimi në jug të Ishujve Kanarie që mbante më shumë se 2900 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 90 milionë euro.

Spanja ndonjëherë përshkruhet si porta e Evropës për drogën, e këtë të dielë zyrtarët kanë njoftuar se, pothuajse tre ton kokainë të vendosur në një varkë peshkimi janë kapur në brigjet e ishujve Kanarie.

Droga ishte fshehur në rezervuarin e karburantit të varkës, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar pesë anëtarë të ekuipazhit katër turq dhe një gjeorgjian.

Të arrestuarit, anija, droga dhe procedurat policore do t'i kalohen Gjykatës Kombëtare Spanjolle.

Autoritetet u njoftuan se anija "AKT 1" po transportonte drogë, nga MAOC-N me seli në Lisbonë, një agjenci ndërkombëtare e krijuar për të koordinuar veprimet kundër trafikut të drogës nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën zyrtare thuhet se anija u ndal rreth 550 kilometranë jug të ishujve dhe më pas u tërhoq në Las Palmas.

Spanja është porta kryesore për hyrjen e drogës në Evropë, me marijuanën që vjen nga Afrika e Veriut dhe dërgesat e kokainës që vijnë nga Amerika Latine.

Lajme të ngjashme